Futboll La Liga Sport

ICARDI DREJT LARGIMIT NGA INTER/ Bind yllin argjentinas që të luajë në La liga klubi…

Sulmuesi argjentinas i Interit është bërë objektiv i klubeve më të mëdha evropiane

Mauro Icardi mund të largohet këtë javë nga Interi.

Afati kalimtar në ligat e forta evropiane do të mbyllet më 2 shtator, prandaj sulmuesi argjentinas nuk ka shumë kohë.

Interesim deri tani kanë shfaqur Juventusi, Napoli, Roma dhe Monaco.

Mirëpo, së fundmi, në garë për ish-futbollistin e Sampdorias është futur edhe Atletico Madridi, njofton Gianluca di Marzio.

Napoli duket ekipi më i interesuar për lojtarin, por sulmuesi problematik e preferon më shumë Juventusin.

Sidoqoftë, futja në garë e Atleticos mund ta bindë Icardin që karrierën ta vazhdojë në La Liga.

Related posts

Tjetër blerje “big”, Juventusi synon edhe Milinkovic-Savic

Isa.Autor

INTER PRITET TË LANÇOJË LOGON E RE/ Ylli Icardi provokon tifozët “Zikaltër”. Shikoni se çfarë ka bërë argjentinasi… (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Barcelona “fundos” Realin në pjesën e parë, vendosin sulmuesit

Isa.Autor

Leave a Comment