Futboll Seria A Sport

GJEN MBROJTËSIN E KËRKUAR/ Roma arrin marrëveshjen me lojtarin e Premier…

Roma prej kohësh ishte në kërkim të një mbrojtësi, të cilin e ka gjetur tashmë.

Verdhekuqtë kanë marrë Kris Smolling në formën e huazimit për një sezon nga Mançester Junajtid. Italianët gjatë gjithë merkatos ishin në kërkim të një mbrojtësi qendre, pas largimit të Kostas Manolas i cili u bashkua me Napolin.

Pasi dështuan të transferojnë objektivat si Lovren apo Rugani, drejtuesit e Romës nisën kontaktet me Junajtid dhe arritën një marrëveshje për kalimin e mbrojtësit anglez në “Olimpiko”. Smolling ka mbërritur në Itali ku po zhvillon vizitat mjekësore dhe pas përfundimit do të nënshkruajë kontratën.smalling.roma.2019.20.sciarpa.750x450

Pas transferimin të Herri Meguajër te “Djajtë e Kuq”, 29-vjeçari nuk ishte në planet e teknikut Solskjaer, dhe vendosi të nisë një aventurë të re.

Related posts

DËMTIMI I DE BRUYNE DHE HAZARD/ Trajneri i Belgjikës tregon nëse do të jenë fushë për sfidën ndaj Italisë

Delo.autor

De Bruyne “nuk e pëlqen” Januzajn, tenton t’ia thyejë këmbët (VIDEO)

Sadik.Autor

U EMËRUA DJE/ Gjoka flet për herë të parë si trajner i Kamzës dhe shpalos objektivat

Isa.Autor

Leave a Comment