Futboll Sport

TIFOZË TË SHUMTË KANË BËRË ANKESA/ UEFA frenon abuzimet me çmimet e biletave

Çmimet e biletave në ndeshjet europiane, ka qenë  një nga problemet më të mëdha për tifozët që i ndjekin skuadrat e tyre në transferta.

Tifozë të shumtë kanë bërë disa ankesa, pasi pavarësisht kostove të udhëtimit, atyre iu duhet të paguajnë edhe një çmim të lartë për biletën e ndeshjes.

Tashmë UEFA ka marrë një vendim për sa i përket ankesave të shumta dhe kanë vendosur se në Ligën e Kampionëve, asnjë biletë nuk do të kushtojë më shumë se 70 euro, për tifozët miq.

Ndërsa në Europa Ligë, bileta më e shtrenjtë për tifozët miq do të jetë 45 euro.

Për këtë ka folur edhe presidenti Aleksandër Ceferin i cili u shpreh: “Tifozët i japin jetë lojës së futbollit. Ata që ndjekin ekipet e tyre në ndeshjet që zhvillojnë në transfertë, duhet të marrin bileta me një çmim të arsyeshëm, duke pasur parasysh edhe koston që ata kanë shpenzuar për udhëtimin”, theksoi 51-vjeçari.

Related posts

ORËT VENDIMTARE NË MERKATO/ Konte do digën, Kante e Smolling deri në fund

Delo.autor

E PAZAKONTË/ VIDEO E RRALLË: KHABIB është ndeshur me ARIUN duke u KACAFYTUR (VIDEO)

Isa.Autor

Neville mbron Mourinho: Manchetser United ishte keq edhe me Fergusonin…

Sadik.Autor

Leave a Comment