Futboll La Liga Sport

PYETET MBI “ÇËSHTJEN NEYMAR/ Flet Luis Suarez: Është kohë e vështirë për atë, por duhet…

Luis Suarez në një intervistë për “Sport890” ndër të tjera u pyet dhe për çështjen Neymar,  ky i fundit përflitet për një rikthim tek Barcelona.

Urugaiani thekson se Neymarit i duhet lënë kohë për të shqyrtuar të ardhmen.

Luis Suarez dhe Neymar, bashkë me Lionel Messin, kishin formuar një partneritet të frikshëm në fazën e sulmit për klubin katalanas mes viteve 2014-2017, para se braziliani të largohej në PSG.

Megjithatë 27 vjeçari tani është i vendosur për t’u larguar nga parisienët, por Suarezi i ka bërë thirrje që të qëndrojë i qetë pasi ky është një moment i vështirë për të.

“E di që është kohë e vështirë për Neymarin. Ai duhet të qëndrojë i vetëm me njerëzit e tij për të vendosur se çfarë dëshiron”, ka thënë Suarezi.

Neymari ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për Paris Saint-Germainin në sezonin e ri të Ligue 1, por saga e transferimit të tij pritet të vazhdojë deri të hënën në 23:59 kur mbyllet merkato.

Duke folur pas fitores me rezultat 2:0 kundër Metz të premten, drejtori sportiv i PSG-së Leonardo e theksoi edhe një herë gatishmërinë e PSG-së për ta lejuar largimin e Neymarit, mirëpo shtoi se i takon Barcelonës të bëjë një ofertë të mirë para se të mbyllet merkato.

Related posts

Ja arsyeja përse Sterling nuk po rinovon kontratën me Manchester City

F.autor

Franca kalon në avantazh, Griezmman i saktë nga pika e bardhë ndaj Argjentinës (VIDEO)

Sadik.Autor

E PABESUESHME NË BUNDESLIGA/ Shikoni çfarë humbet Lewandowski me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment