Futboll Seria A Sport

“JAM I BEFASUAR NGA KRITIKAT”/ Rrëfehet De Ligt: Ata studiuan potencialin tim fizik dhe…

Matthijs De Ligt ishte një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkato, teksa kompletoi kalimin e tij nga Ajaksi te Juventusi.

Gjithsesi aventura e tij me bardhezinjtë nuk nisi në mënyrën me të mirë të mundshme, pasi vetëm në ndeshjen e parë në Serie A, ai e pa veten në stolin e rezervave.

Megjithatë diçka e tillë nuk e shqetëson aspak holandezin, i cili në një intervistë është shprehur: “Jam i befasuar nga kritikat që kam lexuar në media, për shkak se unë nuk luajta ndeshjen e parë. Sarri më kishte paralajmëruar se muaji i parë do të ishte një ndryshim i madh për mua, pasi ka ndodhur me të gjithë mbrojtësit që kanë punuar me të. Kjo është arsyeja që unë nuk shqetësohem për ndeshjen e parë që isha në stol, kundër Parmës. Çdo ditë ndihem më mirë dhe më i fortë.”, theksoi 20-vjeçari.

Gjithashtu ai foli edhe për vizitat mjekësore të përpikta te Juventusi: “Vizitat mjekësore zgjatën një orë e gjysmë, madje më kontrolluan edhe dhëmbët. Ata studiuan potencialin tim fizik dhe përfundimi më befasoi pozitivisht pasi unë ende mund të rritem shumë.”, përfundoi De Ligt.

Related posts

PËRSËRITET SITUATA/ Da Silva larg skuadrës te Partizani. Çfarë po ndodh në kampin e kuq

F.autor

DONIN TIFOZË PRANË SKUADRËS SË TYRE/ Shikoni gjetjen e veçantë nga shteti europian

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet derbi Arsenal-Manchester City në “Emirates Stadium”. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment