Futboll Sport

ETHET E DITËS SË FUNDIT NË MERKATON E SUPERIORES/ Flet shefi i garave i FSHF: Afati deri në…

“Deri sot në orën 24:00 presim rregjistrimet e fundit për lojtarët e klubeve të Kategorisë Superiore, më pas sistemi i FIFA-s nuk pranon më transferime”.

Kështu u shpreh shefi i sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi. Sot në ambientet e insititucionit e futbollit është një ditë e ngarkuar pune, pasi zyrtarisht mbyllet merkatoja e verës.

“Shumica e klubeve kanë plotësuar dokumentacionin për të gjithë lojtarët e afruar, pasi janë luajtur edhe dy javë kampionat. Megjithatë, në këtë ditë të fundit deri në 12 të natës nuk përjashtohen surpriza. Pas kalimit të afatit, të vetmit që kanë të drejtë të federohen në çdo moment janë lojtarët pa kontrata”, tregon Nurishmi.

Deri në mbrëmje gjasat janë që disa klube të bëjnë plotësimet e fundit. Megjithatë, ato më kryesoret duket se kanë mbyllur gjithçka dhe ndoshta surpriza mund të ketë nga ekipe si Skënderbeu, Luftëtari dhe Flamurtari, që kanë nisur përgatitjet më vonë se të tjerët.

Related posts

“JANË FAVORITË, POR DO TË BËJMË MAKSIMUMIN”/ Kapiteni Gurishta: Nuk ka rëndësi sa paguhesh, por…

Delo.autor

NDESHJET NË SUPERIORE/ Skënderbeu kërkon kthesën ndaj Luftëtarit, Teuta përpara pengesës Kastrioti

Isa.Autor

NGA MANÇINI-BALOTELI TEK ALEGRI-BONUÇI/ Ja të gjitha përplasjet në ekip

Sadik.Autor

Leave a Comment