Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Ka startuar sfida Teuta-Luftëtari në “Niko Dovana”

Po luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, sfida mes Teutës dhe Luftëtarit, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiores. Durrsakët e Bledi Shkëmbi vijnë në këtë përballje si favoritë, teksa në 2 javët e para, kanë arritur të sigurojnë 4 pikë.

teuta luftetari

Nga ana tjetër, gjirokastritët e Klodian Duros, janë duke kaluar një moment aspak të këndshëm në këtë fillim kampionati, teksa nuk kanë provuar ende shijen e pikës. Me probleme të shumta në organikë, bluzinjtë do të tentojnë të surprizojnë Teutën, e cila këtë sezon është me petkun e pretendentes.

Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, teksa ajo që bie në sy është mungesa e Sherif Kallakut në radhët e vendasve, për shkak të një dëmtimi.

LIVE| TEUTA-LUFTËTARI 0-0

KOMENTI LIVE:

1′ Ka nisur sfida në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE: 

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, L.Vila, E.Vila, Vecaj, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi.

bandicam 2019-08-31 18-22-48-979

LUFTËTARI: Paiteris, Prikas, Isufi, Lala, Dushkaj, Rapo, Hilgen, Acka, Lika, Rënja, Fili. Trajner: Klodian Duro.

bandicam 2019-08-31 18-23-19-107

PANORAMASPORT.AL

Related posts

Evolucioni i topave të Botërorit nga viti 1930 e deri tek “sfera” e “Rusi 2018”

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Realizohet goditja e pritur, Sane prezantohet tek Bayern Munich

Delo.autor

Mourinhos i “ikën truri” nga pyetja që i bën gazetarja pas humbjes ndaj Brighton (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment