Sport Të tjera

AKSIDENTI TRAGJIK NË FORMULA 2/ Ndërron jetë piloti 22-vjeçar… (VIDEO)

Një aksident i frikshëm në garën e Formula 2 që u zhvillua në Spa Francorchamps ka çuar në vdekjen e një piloti 22-vjeçar. Bëhet fjalë për Antoine Hubert, i cili debutonte në këtë kategori.

Në xhiron e dytë të garës, pas daljes nga kthesa e famshme Eau Rouge, makinat e Marino Sato, Anthoine Hubert dhe Juan Manuel Correa u përplasën.
Nga kjo përplasje nuk mbijetoi dot francezi, makina e të cilit u nda përgjysmë.

“Si pasojë e aksidentit, FIA njofton me trishtim se drejtuesi i mjetit numër 19, Antoine Hubert, nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orën 18:35”, lexohet në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit. Gara u ndërpre menjëherë pas aksidentit dhe nuk do të rinisë më.

Related posts

Liverpool-West Ham shënohet goli i dytë në frymën e fundit të pjesës së parë (VIDEO)

Isa.Autor

22 MILIONË EURO DHE ZERO GOLA/ Vjen lamtumira e dështimit më të kushtueshëm në historinë e klubit të Premier…

Delo.autor

BASKETBOLL/ Europiani 2023 për femra dhe 2025 për meshkuj, ja shorti i Kuqezinjve

Delo.autor

Leave a Comment