Futboll Premier League Sport

TRIUMFON ME “POKER” NDAJ BRIGHTON/ Guardiola i shqetësuar për lojtarin: Ai shkoi në spital, kam frikë se..

Ekipi i Manchester United fitoi 4-0 ndaj Brighton në javën e katërt të Premier League, duke korrur fitoren e parë sezonale në fushën e tij. “E nisëm ndeshjen mjaft mirë, me gol që në minutën e dytë. Edhe rivalët patën shanset e tyre, por ne ishim cinikë, duke i kthyer në gol shanset tona”, tha trajneri Pep Guardiola.

Ai është i kënaqur me fitoren. “Ndonjëherë është meritë e trajnerit kur fitohet. Ndonjëherë fitorja vjen për meritë të cilësisë që kanë lojtarët dhe ata e treguan ndaj Brighton se janë kampionë. De Bruyne? Ai është lojtari që i jepp vizionin e duhur lojës tonë”, tha trajneri spanjoll.

Gjithsesi, ndeshja e sotme e ka një notë negative, dëmtimi i Laporte. “Ai shkoi menjëherë në spital. Nesër do të mësojmë më shumë për dëmtimin e tij. Kam frikë se do të mungojë për një kohë të gjatë, pasi dëmtimi nuk duket aspak i lehtë”, tha Guardiola.

Related posts

David Alaba shokon me  deklaratën e tij pas eliminimit të Bayernit

Sadik.Autor

SHQIPËRI-SAN MARINO/ Reja surprizon me titullarët në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

VALENCIA-REAL MADRID/ Ndizet sfida në “Mestalla”, “Los Blancos” realizojnë 2 gola në 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment