Futboll Seria A Sport

VIJON “MALLKIMI” I NUMRIT 9/ Shikoni ku iu mohua goli i “Bomberit” Piatek (VIDEO)

Krzysztof Piatek e nisi ndeshjen ndaj Brescia në stol, duke qenë se Giampaolo hodhi Andre Silva titullar. Sulmuesi polak hyri në minutën 60’, por pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

Një episod interesant u regjistrua në minutën e fundit të ndeshjes, 24-vjeçari goditi nga brenda zone, por portieri reagoi duke e pritur fillimisht. Topi i iku nga duar dhe pjesa më e madhe e sferës ishte brenda vijës fatale, por jo aq sa për të qenë një gol i rregullt.

Vetëm teknologjia arriti ta dallojë një episod të tillë dhe centimetrat i mohojnë golin atij.

Tifozët kanë filluar të aludojnë se ky është mallkimi i numrit 9-të tek Milan, duke qenë se Piatek golin e fundit e ka shënuar ndaj Frosinone, më 19 maj të sezonit të kaluar.

 

Related posts

SKANDALI NË LA LIGA/ Trajneri i Mallorcas bën gjestin racist ndaj talentit të “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

“E DASHUROJ KËTË EKIP”/ 8 vite te Shqipëria, vjen momenti historik për mesfushorin Abrashi

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Pas një asist nga Theo Hernandez, Giroud ndëshkon Lazion (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment