Futboll Premier League Sport

EMOCIONE NË “EMIRATES”/ Derbi i Londrës mbyllet me barazim në “paqe” (VIDEO)

Arsenal dhe Tottenham kanë barazuar 2-2 në Emirates në një ndeshje që i kishte të gjitha. Si gjithmonë, debri më i luftuar i Londrës ka prodhuar një tjetër sfidë të denjë dhe historike.

Ishte Christian Eriksen ai që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10’ të takimit i cili deri në atë moment fliste për vendasit. Që pas atij momenti miqve u rritet vetëbesimi dhe gjejnë golin e dytë me Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë, Lacazette ka ngushtuar diferencën me rrjetën e tij tepër të rëndësishme të shënuar pak sekonda përpara se të përfundonte pjesa e parë. Arsenal shkon në dhomat e zhveshjes i motivuar, dhe ashtu del për pjesën e dytë e cila ishte me emocione të mëdha.

Pas shumë tentativash, Aubameyang ka barazuar rezultatin në minutën e 71’ pas krosit të bukur të Guendouzi. Pak më pas Sokratis ka shënuar golin e tretë, por është anuluar nga VAR. Vendasit nuk kënaqen me barazimin dhe hidhen në sulm për golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Arsenal shkon në vend të 5-të ndërsa Tottenham në vend të nëntë.

Related posts

IDEJA E ÇMENDUR E ANGLISË/ Drejtuesit joshin Guardiola-n, e shohin si pasuesin e Southgate

F.autor

NDESHJA LIVE/ Milani befason në “San Paolo”, e para mbyllet me fitoren e kuqezinjve

F.autor

TË VETMIT SHQIPTARË QË NUK PËRKRAHËN KOMBËTAREN/ Familja e ish-futbollistit na surprizoi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment