Futboll Seria A Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Milan gjen sulmuesin e shumë kërkuar në Gjermani tek…

Milani duket se ka gjetur sulmuesin që kërkon prej kohësh në merkato, teksa ka arritur marrëveshjen me lojtarin e Bundesligës.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Milani ka arritur marrëveshjen me Aintraht Frankfurtin, për transferimin e Ante Rebiç në Itali. Pasi dështuan të transferojnë Angel Korrean nga Atletiko Madridi, kuqezinjtë filluan të shikojnë për objektiva të tjerë. Sulmuesi kroat do të kalojë në “San Siro” si huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.skysports-andre-silva-ac-milan_4387438

Gjithashtu në drejtim të ekipit gjerman do të shkojë Andre Silva, me të njëjtën formulë. Në këtë mënyrë kuqezinjtë kanë marrë një lojtar që përshtatet me stilin e Xhampaolos, dhe ka larguar sulmuesin portugez të cilin nuk e dëshironin në skuadër.

Related posts

Zidane i përgjigjet Realit, ky është vendimi i francez sipas ish-presidentit

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Rikthehet shtetrrethimi: Elbasan Arena gjithnjë e më i shkretuar

Isa.Autor

Pas vendimit shokues të UEFA-s, ja çfarë sanksionesh priten të ndodhin te klubi i Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment