Futboll La Liga Sport

ZBULOHET ÇMIMI/ Al-Khelaifi i thotë “PO” Barcelonës, Neymar shitet për kaq miliona

“Telenovela” e gjatë e Neymarit merr fund.

Mësohet se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka vendosur çmimin e shitjes për brazilianin 27-vjeçar.

Gjithmonë sipas “Le Parisien”, Al-Khelaifi ua ka thënë drejtuesve të tjerë të skuadrës franceze: “Po, Neymar mund të shkojë. Por vetëm nëse mbërrin një ofertë e madhe nga Barça me vlerë 300 milionë euro”.

Kjo situatë ndodhi gjatë takimit të parë mes Leonardo-s dhe drejtorëve të Barcelonës, me katalanasit që i ofruan Philippe Coutinho plus para të gatshme, por PSG nuk e konsideroi tarifën e mjaftueshme.

Edhe pse ditë më parë “Sky Sports” në Itali raportoi se palët kishin arritur marrëveshje për brazilianin, PSG-ja ishte e shpejtë në mohimin e këtij lajmi.

Kështu Neymar është dorëzuar dhe do të qëndrojë në Paris edhe për një sezon tjetër.

Related posts

GENOA-INTER/ “Zikaltërit” thellojnë shifrat, shënon Perisic

Delo.autor

Mbretërit e barazimeve sfidojnë Bayern-in e pandalshëm

Q.Autor

PAMJET QË PO BËJNË XHIRON E BOTËS/ Arbitri turk vodhi Milanin pastër. Shikoni episodet nga fillimi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment