Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Ankth tek kombëtarja europiane, konfirmohen 5 raste pozitive me COVID-19

Kombëtarja ukrainase e futbollit nën ʺkthetratʺ e koronavirusit. Katër lojtarë dhe një pjesë e stafit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, midis tyre janë, sulmuesi i Uest Hem Andri Jarmolenko, Serhi Sidorçuk, Viktor Kovalenko dhe Viktor Tsigankov.

Të 5 të infektuarit janë vetë-izoluar në hotelin në qytetin e Lajpcigut në Gjermani ku do të sfidohen me ish-kampionët e botës mbrëmjen e sotme për kompeticionin e Ligës së Kombeve.

Këtë lajm e ka publikuar Federata Ukrainase e Futbollit në një komunikatë për shtyp. Aktualisht trajneri ukrainas Andrij Shevçenko ka në dispozicion për sfidën ndaj Gjermanisë vetëm 17 lojtarë.

Related posts

PO SHKËLQEN ME LIVERPOOL/ Xherdan Shaqiri krijon me GUR fanellën e tij (FOTO)

Delo.autor

Ronaldo: Mund të qëndroj në nivele të larta edhe për disa vite të tjera

Q.Autor

Lamtumirë Bayern Munich, Alaba në La Ligë?

Q.Autor

Leave a Comment