Futboll Kosova Sport

ELIMINATORET “EURO 2020″/ Valon Berisha tregon shanset që ka Kosova kundër Çekisë dhe Anglisë

Mesfushori i Lazios, Valon Berisha, u paraqit në konferencë për shtyp pas stërvitjes së parë të Kosovës.

Ai diskutoi për ndeshjen ndaj Çekisë dhe tha se “Dardanët” do të futen në fushë për fitore.

“Mendoj që Çekia dhe Anglia janë favoritët në grupin tonë. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, sidomos kjo në shtëpi. Në Angli nuk kemi çfarë të humbim, do të mundohemi të marrim një pikë. Kundër Çekisë shkojmë për fitore”, deklaroi Berisha.

Sa i përket formës, 26-vjeçari theksoi që ende nuk është 100% në formën më të mirë.

“Prej nëntorit nuk kam luajtur me Kombëtaren. Jam shumë krenar me rezultatet. Ma merr mendja që askush nuk e ka pritur këtë sukses. Ende nuk e kam atë formën që e kam pasur, 6 muaj kam qenë jashtë për shkak të lëndimit”, theksoi Berisha.

Related posts

VDEKJA E PRESIDENTIT/ Vjen ndryshimi i parë te Leicester, kur do shënohen golat nuk do…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Juventus kërkon shkëmbimin, jep Ronaldon për Neymar

Delo.autor

KATASTROFA ME SKOCINË/ Mavraj sherr me gazetaren e TVSH-së: Ku e pe ti që ishte goditje me kokë…

Isa.Autor

Leave a Comment