Futboll Sport

FITOI VENDIN E TITULLARIT TEK BARCELONA/ De Jong premton: Do të rritem çdo ditë që…

Frenki de Jong ishte zbulimi i sezonit të fundit i cili shkëlqeu me fanellën e Ajaksit dhe u ble nga Barcelona.

Mesfushori holandez u bashkua me katalanasit këtë verë dhe ka qenë titullar në ndeshjet e para të kampionatit, aty ku ka bërë paraqitje të mira.

Megjithatë, vetë De Jong u shpreh se ende nuk ka arritur të japë më të mirën dhe se nga ai pritet më shumë.

Në një prononcim për mediat holandeze, De Jong u shpreh se po rritet e se po përmirësohet më shumë në pozicionin ku luan.

“Jam futbollist i ri këtu dhe megjithëse ka shumë mesfushorë, unë po luaj rregullisht. Ndihem i lumtur dhe mirë që jam në formacion, por ende nuk e kam dhënë maksimumin tim. Unë kam ende shumë për të dhënë dhe do të rritem çdo ditë që luaj dhe do të përmirësohem në pozicionin tim”, u shpreh De Jong.

Related posts

ZYRTARE/ Boateng i habit të gjithë me skuadrën e re, rikthehet të luajë aty ku nisi karrierën

Delo.autor

HYSAJ TEK INTERI? Mbrojtësi i Napolit jep këtë përgjigje

Delo.autor

“ZIKALTËRIT” E KISHIN PARALAJMËRUAR PREJ KOHËSH/ Inter ndryshon lëkurë, ja logoja e re që pritet të lançohet… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment