Futboll Seria A Sport

DËSHTOI MARRËVESHJA ME “DJAJTË E KUQ”/ Interi me plan të qartë për ta marrë në merkaton e janarit lojtarin…

Vetëm pak ditë më parë Mateo Darmian u zyrtarizua si lojtari më i ri i Parmës, i cili u rikthye në Serie A pas 4 sezonesh si pjesë e Mançester Junajtid.

Mirëpo aventura e mbrojtësit në “Tardini”, mund të zgjasë vetëm 5 muaj pasi një tjetër skuadër do të provojë transferimin e italianit në janar. Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, Interi mund të nisë një tentativë për ta transferuar 29-vjeçarin në “San Siro” në merkaton e ardhshme.

Si fillim Konte do të shikojë njëherë skuadrën që ka në dispozicion, me Lazaro në krahun e djathtë dhe në rast se austriaku nuk bind me paraqitjet e tij, atëherë Marotta do të nisë kontaktet me Parmën për të transferuar te Interi, një dëshirë të madhe të teknikut zikaltër.

Drejtuesit nga Milano do të ofrojnë në shkëmbim mbrojtësin tjetër italian të talentuar, Alesandro Bastoni, nëpërmjet të cilit mund të bindë drejtuesit e Parmës, për ta lënë të lirë Mateo Darmianin.

Për mbrojtësin Interi kishte shfaqur interes edhe gjatë kohës kur ai ishte pjesë e Junajtid, por pa mundur të arrijnë një marrëveshje me “Djajtë e Kuq”.

Related posts

4 DOPIETA RADHAZI/ Messi magjik me Inter Miami-n, “pleshti” nuk di të ndalet në MLS

F.autor

NUK PASKAN TURP/ Neymar dhe Alves i marin “valles”, por harrojnë se janë ZHVESHUR dhe… (VIDEO)

Isa.Autor

Nadal në dyshim për Wimbledonin: Jam i lodhur fizikisht e mendërisht

Sadik.Autor

Leave a Comment