Futboll Sport

UDHËTOI DREJT BELGJIKËS/ Stafi mjekësor vlerëson dëmtimin e Hazard, ja kur do të debutojë

Sulmuesi i Reali të Madridit nuk do të jetë pjesë e Kombëtares belge për ndeshjet kualifikuese të Euro2020 për shkak të dëmtimit që ka pësuar.

Ai udhëtoi dje drejt Belgjikës, por stafi mjekësor i ekipit vlerësoi se dëmtimi i tij është delikat dhe se nuk ishte në gjendje të luante, pasi rrezikonte të bëhej më keq.

Tashmë 28-vjeçari do të vazhdojë rikuperimin në Spanjë që të jetë gati të debutojë kundër Levantes në datë 14 shtator.

Reali i Madridit mund të qetësohet tashmë pasi Hazard nuk do të luajë për Belgjikën, pasi ishte e pamundur për të.

Ai do të humbasë kualifikueset kundër San Marinos dhe Skocisë në datë 6 dhe 9 shtator.

Related posts

Gjermania kthehet në shtëpi, por hotelin do ta paguajë deri në fund të Botërorit

Sadik.Autor

ÇFARË TURPI!/ Lojtari i Newcastle nuk shënon me portën e boshatisur (VIDEO)

Isa.Autor

KISHTE FËMIJE ME NJË SHQIPTAR/ E dashura e mbrojtësit të njohur që u gjet e vdekur në mënyrë misterioze

Delo.autor

Leave a Comment