Futboll Seria A Sport

QETËSON AMBJENTIN JUVENTIN/ Emre Can reagon pas deklaratave të thëna orë më parë

“Ishte një gjë tejet tronditëse, thirrja telefonike nuk zgjati më shumë se 60 sekonda dhe nuk mu dha asnjë shpjegim. Tani do të nxjerr përfundimet e mia dhe do të flas me klubin kur të kthehem në Torino. M’u premtua diçka tjetër javën e shkuar. PSG donte të më afronte, por vendosa të qëndroj te Juventus. Kushti ishte që do të luaja në Ligën e Kampionëve”, këto ishin fjalët e Can mëngjesin e sotëm pasi nuk regjistrua për të luajtur në Champions me Juven.

Mirëpo 25 vjeçari ka postuar një deklaratë të dytë ku qetëson disi ambientin juventin dhe tifozët.

“Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Juventus-it për mënyrën se si ata më kanë trajtuar që kur jam pjesë e klubit dhe sidomos që më qëndruan afër gjatë sëmundjes sime. Kam shumë respekt për shokët e mi dhe klubin, sukseset e tyre kanë qenë gjithmonë prioriteti im, unë nuk do të them më asgjë më shumë dhe do të vazhdoj të luftoj në fushë.”

Related posts

NDIZET LA LIGA/ Valencia – Atletico Madrid është sfidë pretendentësh mes dy skuadrave…

Isa.Autor

Bayern dhe Barcelona nisin negociatat për shkëmbimin e lojtarëve

Q.Autor

FESTON 35-VJETORIN/ CR7, asnjëherë kaq vendimtar në karrierën e tij. Ja numrat historikë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment