Futboll Premier League Sport

NUK HEQ DORË NGA DYBALA/ Kërkojnë ta marrin me çdo kusht në janar klubi anglez…

Paulo Dybala u fol shumë gjatë merkatos se mund të largohej nga Juventusi, por asnjë nga skuadrat e interesuara nuk arriti një marrëveshje për transferimin e lojtarit.

Tottenhami ishte një nga skuadrat më të interesuara, për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas.

Madje “Spursat” ishin shumë afër transferimit të Dybalës, por marrëveshja dështoi vetëm në fund dhe lojtari mbeti në Torino.

Megjithatë anglezët nuk kanë hequr dorë nga 25-vjeçari teksa do të provojnë përsëri për ta marrë atë në skuadër.

Sipas asaj që shkruan “DailyStar”, Pochettino e do me çdo kusht lojtarin në skuadrën e tij dhe drejtuesit do të bëjnë një përpjekje tjetër për lojtarin e Juventusit në janar.

Drejtuesit e Tottenhamit janë të gatshëm të ofrojnë rreth 72 milionë euro për argjentinasin, ku shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me “Zonjën e Vjetër”, për ta marrë lojtarin në Premier Ligë.

Related posts

Ibrahimovic: Unë di si fitohet, Suedia ka humbur pa mua

Sadik.Autor

MERKARTOJA E JANARIT/ Nuk ka më dyshime, Bitri “zyrtarizon” kthimin te Partizani (FOTO)

Delo.autor

KA KRYER SEKS ME 2 FEMRA NJËKOHËSISHT/ Prostituta zbulon tradhtinë e Rooneyt

F.autor

Leave a Comment