Futboll Sport

PA MESSIN NË FUSHË/ Ky është rezultati i Argjentinës në miqësoren me Kilin

Barazim pa gola mes Argjentinës dhe Kilit në miqësoren e luksit të zhvilluar në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dueli mes dy shokëve të skuadrës, Lautaro Martinez dhe Alexis Sanchez, të cilët e nisën ndeshjen si titullarë përfundoi në paqe, me dy sulmuesit që duket se i kanë ruajtur golat për Interin e Antonio Contes.

Sulmi i Argjentinës, në mungesë të Lionel Messit, në këtë sfidë ishte i gjithi “italian”, me Dybalan e Correan që ishin në mbështetje të Lautaros.

Në minutën e 24-t Dybala i shërbyer nga Lautaro humbi një shans të mirë.

Rastin më të mirë La Selecion e pati në minutat e fundit me mbrojtësin Martinez Quarta që goditi traversën, ndërsa kilianët ishin pak kërkues dhe u kënaqën me barazimin në këtë ndeshje.

Related posts

E PRISTE SHQIPËRIA/ Talenti Hoti sqaron zgjedhjen e tij: Ja pse zgjodha të luaj për Kosovën

Delo.autor

HERNANDEZ I TETI/ Këta janë francezët e famshëm të Bayern

Delo.autor

Salgado: “Ronaldo nuk mund të zëvendësohet nga Neymar dhe Hazard”

Isa.Autor

Leave a Comment