Futboll Sport

REKORDI/ Roberto Mancini bëhet trajneri i parë i Italisë që arrin këtë statistikë

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar një rekord prej 100 për qind, duke arritur për herë të parë pesë fitore në pesë ndeshje kualifikuese.

Fitorja 3-1 në transfertë me Armeninë ishte vazhdim i ecurisë së mirë të Italisë në rrugën drejt Euro 2020, me 16 gola shënuar dhe vetëm dy të pësuar.

Më e rëndësishmja, Roberto Mancini bëhet trajneri i parë i Italisë që fiton radhazi pesë ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Azeglio Vicini në 1986-1987 dhe Antonio Conte në 2014 kishin arritur katër.

Italia pas pesë ndeshjeve në Grupin J, kryeson me 15 pikë, katër më shumë se Finlanda, që numëron 14 pikë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Tirana-Teuta në “Selman Stërmasi”, mbyllet pjesa parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

E DREJTA TELEVIZIVE NË ANGLI/ Ndahen të ardhurat për klubet, ja shifrat e pabesueshme (FOTO)

Delo.autor

INTERI ZHGËNJEN SËRISH/ Zikaltërit ndalen nga Torino (REZULTATI)

Delo.autor

Leave a Comment