Futboll Sport

SFIDA ELIMINATORE “EURO 2020″/ Zbulohet skema e Francës kundër Shqipërisë, ja plani “gjelave”

Franca luan pa disa yje në përballjet me Shqipërinë dhe Andorrën, por sërish trajneri Deshamp ka në organikë futbollistë që ia bëjnë mëse të lehtë zgjedhjen.

Në sajë të raportimeve nga mediat franceze, duket se numri një i pankinës franceze i ka përzgjedhur 11 yjet me të cilët do të sfidojë Shqipërinë, për të tentuar sigurisht 3 pikët.

Loris duket i avantazhuar në portë në krahasim me Areolan, ndërkohë që para tij pritet katërshja Varane-Lenglet në qendër dhe Pavard e Digne nga krahët.

Në mesfushë, Toliso duket se mund të ketë një surprizë, teksa jo pak ka nisur të përmendet edhe emri i mesfushorit të Arsenalit, Guenduzi.

Në krahët e mesfushës në rreshtimin 4-3-3, Matuidi e Sisoko pritet që me gjasë të shoqërojnë mesfushorin e Bayernit.

Griezmann është i paprekshëm në tredhëmbëshin e sulmit dhe në majë të sulmit pritet Giroud.

Në të djathtë të sulmit, Ben Yader dhe Nebil Fekir janë në balotazh.

Related posts

NDËRLIKOHEN PLANET TEK “ZIKALTËRIT”/ Icardi i tregon Spallettit dhe skuadrës se si dilet nga kriza

Delo.autor

DËSHPËRIM DHE NDJESË/ Humbja ndaj Juventusit, ja pakti i Hysajt me shokët e ekipit

Delo.autor

Sabrina Raissa lë “me gojë hapur” tifozët brazilian të Coritibas

Sadik.Autor

Leave a Comment