Futboll Sport

PARATICI VAZHDON ME PËRFORCIMET/ Juventus kërkon të bëjë dhe dy goditje të tjera, ja emrat

Merkato futbollistike u mbyll para pak ditësh, por megjithatë te Juventusi vazhdon puna për të përforcuar ekipin e sezonit të ardhshëm. Torinezët janë të fokusuar dhe tregohen gjithnjë të vëmendshme rreth lojtarëve që mund të transferohen me parametër zero.

Dhe, objektivë të drejtorit Fabio Paratiçi janë shndërruar dyshja e Totenhemit, mbrojtësi Alderuireld dhe mesfushori Eriksen. Për danezin, Zonja e Vjetër interesohet prej kohësh, por në sezonin e ardhshëm do të ketë sërish mundësinë, teksa në lojë mbetet edhe Mançester Junajtid.

Kështu, bardhezinjtë kanë filluar tashmë nga puna, ndërsa aksi Torino-Londër parashikohet të ketë shumë fluturime pasi në bisedime mund të përfshihet edhe sulmuesi Paulo Dibala, një objektiv i madh për Totenhemin.

Related posts

“I PUTHA LOJTARËT NË BALLË PAS NDESHJES”/ Trajneri i Turqisë: Nuk do të bëj asnjë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Lukaku transferohet tek Inter

F.autor

VAZHDON TË FESTOJË SIKUR ASGJË S’KA NDRYSHUAR/ Adriano, i dehur në rrugët e Rios. VIDEO përçan internetin

Delo.autor

Leave a Comment