Futboll Seria A

Fitorja ‘tenistike’ ndaj Sassuolos, Allegri tregon sekretin e Juventusit të tij

Massimiliano Allegri është shumë i lumtur pas fitores 7:0 ndaj Sassuolos në kuadër të Serie A

Skuadra e Juventusit ka vazhduar të shkëlqejë në Serie A, ku në kuadër të javës së 23’ ka deklasuar Sassuolon me rezultat 7:0.

Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Allegri tha se është shumë i lumtur me paraqitjen e Gonzalo Higuain që shënoi tre gola dhe të gjithë futbollistëve tjerë.

“Jam shumë i lumtur për het trikun e Higuan dhe paraqitjen e krejt skuadrës. Shumë lojtarë kanë filluar të arrijnë formën e tyre ideale”, tha fillimisht Allegri.

Ai po ashtu tregoi edhe suksesin e lojtarëve të tij, të cilët e kanë fituar titullin e Serie A në gjashtë vitet e fundit.

“Nuk ka sekret në suksesin tonë. Ne thjeshtë kemi lojtarë me vlera të larta që duan të fitojnë sikurse të ishte Scudetto e parë. ne duam të qëndrojmë afër Napolit në sprintin final për titull”, u shpreh italiani në fund.

Juventus prin kampionatin me 59 pikë, dy më shumë se sa Napoli që po luan ndaj Beneventos.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ PSG ul pretendimet, merr një mesfushor “low cost” nga Premier League

Delo.autor

MOMENTI PREKËS/ Manaj i dhuron fanellën në fundin e ndeshjes, tifozi nuk përmbahet dhe…

Isa.Autor

GARA NË BUNDESLIGA PRITET E FORTË/ Hoeness : Dortmund u përforcua duke blerë disa lojtarë, por….

Delo.autor

Leave a Comment