Futboll Premier League Sport

POGBA MUNGOI KUNDËR SHQIPËRISË/ Shihni ku ndodhet kampioni i botës (FOTO)

Paul Pogba nuk u bashkua me Francën për ndeshjet me Shqipërinë dhe Andorrën për arsye fizike dhe periudhën e ndërprerjes së kampionateve e shfrytëzoi për të kaluar ca kohë në Saint Tropez krah të dashurës, Maria Salaues, dhe djalit të tyre të vogël.

Mesfushori francez, gjithsesi pritet të riaftësohet në kohë për ndeshjen e 14 shtatorit në Premier League, në “Old Trafford” kundër Leicesterit.

Për 27-vjeçarin starti i sezonit rezultoi i vështirë, pasi Manchester United ka fituar vetëm 1 nga 4 ndeshjet e para të Premier League.

Disa ditë pranë familjes me siguri do t’i bëjë mirë mesfushorit nga ana psikologjike.

Related posts

LOJTARI I PARË I INFEKTUAR NË SERIE A/ Portieri i klubit të njohur italian konfirmon se është prekur nga Covid-19

Delo.autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ Zbulohet skema si skuadra spanjolle po bind Mbappe, menaxheri tërbohet…

Delo.autor

MESSI nuk fitoi asgjë/ Kjo nuk ka rëndësi për ET’ONË, pasi “pleshti” është…

Isa.Autor

Leave a Comment