Futboll Premier League Sport

ISHTE NJË NDËR LOJTARËT MË TË MIRË NË SEZONIN E FUNDIT/ Liverpool shpërblen mbrojtësin Van Dajk me…

Virxhil Van Dajk ishte një nga lojtarët më të mirë në sezonin e fundit, teksa fitoi edhe çmimin si mbrojtësi më i mirë në Premier Ligë.

Liverpuli arriti të fitojë Ligën e Kampionëve, pas plotë 14 vitesh pritje dhe një nga lojtarët kyç për fitimin e këtij trofeu, ishte pikërisht mbrojtësi holandez. 28-vjeçari gjithashtu është një nga kandidatët kryesorë për fitimin e Topit të Artë, për këtë vit.

Si pasojë e kësaj drejtuesit e Liverpulit, po mendojnë t’i rinovojnë kontratën lojtarit. Në kontratën e re Van Dajk do të pësonte një rritje të pagës së tij, e cila do të shkonte në rreth 12 milionë euro në sezon plus bonuse.Van Dijk

Mbrojtësi u ble një vit më parë nga Sauthemptoni për 75 milionë euro, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, por vetëm pak kohë më parë, Junajtid transferoi Herri Meguajër nga Leister Siti për 80 milionë euro, duke bërë atë tashmë mbrojtësin më i shtrenjtë në histori.

Related posts

“STADIUMI I RI PO ECËN ME RITME TË MIRA”/ Presidenti Gjici: Ja kur do të jetë gati impianti modern…

Delo.autor

E KONFIRMON MENAXHERI I TIJ/ Vuloset e ardhmja e Elseid Hysajt

F.autor

QUAJENI YLLI I KARANTINËS/ Mesfushori i Laçit nis sfidën e re me gola… “alla-Messi” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment