Futboll Sport

EURO 2020/ Humbi penalltinë ndaj Shqipërisë, Griezmann i vë fajin…

Antonie Griezmann humbi penallti në ndeshjen që Franca fitoi 4-1 ndaj Shqipërisë. Ai mund të çonte rezultatin 3-0 që në pjesën e parë, por nuk ia doli duke goditur traversën e Thomas Strakoshës.

Kampioni i botës e kaloi me të qeshur këtë episod, madje i vuri fajin gruasë së tij për gjuajtjen e gabuar. “Nuk e di se çfarë ndodhi, nuk e di. Ndoshta e humba penalltinë, sepse gruaja ime nuk e pa ndeshjen. Isha në një formë të mirë, por ne nuk mund të shënojmë gjithmonë. Shumë keq, do të punoj në të ardhmen me penalltitë.

“Ishte një ndeshje e mirë, pasi luftuam fort dhe fituam. Më vjen keq që pësuam gol në minutat e fundit. Kemi humbur futbollistë të rëndësishëm në fushë, por dhe për impaktin që kanë në dhomat e zhveshjes, megjithatë ata që luajtën i zëvendësuan shumë mirë”, -tha lojtari i Barcelonës.

Related posts

SERIE A/ Ancelotti-Allegri, dueli i strategëve filloi nga mediat sociale

Sadik.Autor

“KISHIM DHËNË FJALËN PËR…”/ Wanda Nara zbulon prapaskenat

Delo.autor

E pabesueshme, Sanchez mund të largohet nga United

Sadik.Autor

Leave a Comment