Bundesliga Futboll Sport

PO SHKËLQEN NË GJERMANI/ Juventus futet në garë për yllin e Bundesligas…

Kai Havertz është një nga talentet më të mëdhenj gjerman, i cili po shkëlqen me Bajer Leverkusenin në Gjermani.

Mesfushori zhvilloi 42 ndeshje sezonin e fundit me Leverkusenin në të gjitha kompeticionet, ku arriti të shënojë 20 gola. Gjithashtu edhe sezonin e ri e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në 3 ndeshje të zhvilluara, ka arritur të gjejë 2 herë rrugën e rrjetës.

Për 20-vjeçarin interes të veçantë gjatë merkatos verore kishte shfaqur Bajern Mynihu, por lojtari vendosi të qëndrojë edhe për të paktën një sezon në “BayArena”. Liverpuli e ndjek prej kohësh gjermanin dhe do të tentojnë ta transferojnë atë në Premier Ligë.

Lojtari pëlqehet shumë nga tekniku Klop, i cili e do me çdo kusht në skuadrën e tij dhe drejtuesit do të përpiqen t’ia plotësojnë këtë dëshirë.kai havertz

Megjithatë sipas asaj që shkruan “Daily Star”, në garë për të marrë shërbimet e Havertz, është futur edhe Juventusi të cilët gjithashtu po përgatisin një ofertë për ta marrë në skuadrën e tyre talentin e Bundesligës.

Related posts

Gigi Buffon i ofrohet një post drejtues në Federatë pasi të tërhiqet

Q.Autor

ARSENAL-MANCHESTER UNITED/ Dy skuadrat luftojnë për një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PËRGATIT SHKËMBIMIN ME INTER/ Napoli ofron Milik në këmbim të mesfushorit “Zikaltër”

Delo.autor

Leave a Comment