Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Partizani bëhet anëtar Shoqatës së Klubeve Europiane

Klubi i Partizanit është bërë zyrtarisht anëtar i Shoqatës së Klubeve Europiane të futbollit, teksa vendimi është marrë sot gjatë zhvillimit të Asamblesë së kësaj organizate në Gjenevë të Zvicrës.

Njoftimi është bërë nga vetë klubi i kuq nëpërmjet një deklarate zyrtare, ndërsa Partizani bëhet klubi i tretë shqiptar, pjesë e ECA-s, pas Kukësit dhe Vllaznisë që e gëzonin tashmë këtë status.

European Club Association numëron më tepër se 200 anëtarë nga e gjithë Europa, mes të cilëve klubet më në zë të kontinentit dhe është një organizatë që punon nga afër me UEFA-n, për të projektuar të ardhmen e sportit më popullor në botë.

Related posts

E BUJSHME/ Formula 1 zgjeron kufijtë, garë qytetase edhe në Izrael

Delo.autor

Bayern Munich zgjedh Alvaro Moratën si zëvëndësues të Lewandowskit

Sadik.Autor

“SHQIPËRI SKUADËR MEMECE”/ Veseli i kundërpërgjigjet ASHPËR deklaratës së Panuccit

Isa.Autor

Leave a Comment