Futboll Premier League Sport

“KA PASUR SHUMË GËNJESHTRA”/ Nabil Fekir akuza ndaj Liverpool: Ata na lënduan, u justifikuan me…

Nabil Fekir ishte një nga lojtarët më të kërkuar te Liverpuli dhe marrëveshja për transferimin e mesfushorit në Premier Ligë dukej shumë afër, por pas disa diskutimeve ajo dështoi.

Sipas disa lajmeve shkak për dështimin e transferimit të Fekir në “Anfield”, u bë një dëmtim që mesfushori kishte.

Por, kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi sipas një deklarate nga vetë lojtari, diçka e tillë nuk ekzistonte: “Ka pasur shumë gënjeshtra dhe unë nuk kam qenë aspak i kënaqur me ato, të cilat kanë prekur edhe familjen time. Ata na lënduan, nuk kishte një dëmtim, por më e keqja është se njerëzit mendojnë se shkak që transferimi im te Liverpuli dështoi për shkak të familjes. Unë zhvillova vizitat mjekësore te Liverpuli dhe më pas ata vendosën të mos më transferojnë. Ata u justifikuan me pretekstin që kisha një dëmtim në gjurin tim, por ishte gjithçka e rremë, pasi gjuri im është në mënyrë perfekte.”, theksoi 26-vjeçari.

Tashmë Fekir ka kaluar në La Liga, teksa është bashkuar me Real Betisin, ku shpreson të tregojë një formë të mirë dhe të ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat sezonalë.

Related posts

TURQI-ITALI/ EURO 2020 “nxehet” ende pa nisur, puthja e çiftit në prag ndeshjes bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

DY FITORE RADHAZI/ “Kuqezinjtë” e Piol mposhtin Bolognan

Delo.autor

ARRIHET MARËVESHJA/ Milan firmos për 16 milionë euro me mesfushorin 21-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment