Futboll Sport

ÇMENDURIA NGA IRANI/ Kishte shkuar në stadium, tifozja djeg veten sepse u dënua me…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran, teksa një tifoze dogji trupin e saj me benzinë pasi mori një dënim me burg sepse kishte shkuar në stadium.

Seher Khodajari, kishte shkuar në një stadium në Iran e maskuar si burrë, për të ndjekur nga afër skuadrën e saj të zemrës, pasi në këtë shtet që prej vitit 1981 nuk lejohet që femrat të shkojnë në stadium.

Mirëpo ajo u kuptua nga të tjerët që ndodheshin aty dhe u denoncua menjëherë.

29-vjeçarja u dënua me 6 muaj burg për këtë që bëri, nga gjykata e Iranit.

Diçka e tillë nuk i pëlqeu aspak Seherit, e cila doli në protestë kundër vendimit, që nuk lejon gratë të shkojnë në stadium.

Gjatë protestës, tifozja e spërkati trupin e saj me benzinë dhe më pas i vuri zjarrit, duke djegur rreth 90% të trupit.

Ajo u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të shumta të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Related posts

MISTERI I VDEKJES SË MARADONËS/ Hetuesit përfshijnë dhe dy të dyshuar të rinj, ja detajet e reja…

Delo.autor

Ylli i Gjermanisë i refuzon të gjithë për Real Madridin

Sadik.Autor

ARSENAL-WATFORD/ Aubameyang dështon nga pika e bardhë, Foster e ndal me një super pritje (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment