Futboll Sport

ËSHTË NJË GOL LARG TË BËRIT “GJYSMËSHEKULLI”/ Lukaku kërcënon këdo: Jam një “vrasës” në fushë…

Romelu Lukaku e ka përshkruar veten si “një vrasës në fushë”, ndërsa i afrohet golit të tij të 50-të me Belgjikën. Sulmuesi i Interit hapi rezultatin e ndeshjes së të hënës, e fituar 4-0 nga të tijtë ndaj Skocisë. Kësisoji, Belgjika ruajti rekordin e marrjes së 100 për qind të pikëve në Grupin I të kualifikueseve “Euro 2020”, deri tani. Lukaku është tashmë një gol larg të bërit “gjysmëshekulli” për vendin e tij.

Si golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares belge, 26-vjeçari pranon se është i pamëshirshëm në fushë. Megjithatë, nuk është i merakosur për të thyer apo vendosur rekorde: Më duhet të them se isha më shumë i shqetësuar me golin e 30-të, kur arrita ta thyej rekordin. Unë nuk po ëndërroj për të 50-tin, edhe pse jam vetëm një gol larg. Jam fare i qetë në këtë drejtim. Unë jam një vrasës në fushë, por jo i fiksuar pas shifrave fikse. Patjetër, isha i lumtur me atë gol ndaj Skocisë. Nëse mund të luajmë kështu, jemi vdekjeprurës, skuadra më e mirë kundërsulmuese në botë”.

Pas transferimit nga Manchester United tek Interi gjatë verës, Lukaku duket i tjetërsuar në fushën e blertë. Ai ka shënuar dy herë në dy ndeshjet e para të Serie A. Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka thënë se kurrë nuk e ka parë kaq të lumtur dhe të përqendruar sulmuesin: “Kjo është hera e parë që e kam parë krejt të lirë dhe të lumtur. Nuk e mbaja mend në stërvitje kaq të përqendruar, të lumtur, të rifreskuar nga sfida e re. Unë mendoj se tani është i gatshëm të përballet me një nga kapitujt më të mëdhenj të futbollit në karrierën e tij, pas kalimit tek Interi. Romelu është i angazhuar të jetë edhe më i mirë për ekipin kombëtar, kështu që jam shumë i impresionuar me lumturinë e tij”.

Related posts

Pjesa e parë/ Rikthehet Flamurtari, Muarem përmbys Teutën me dopietë (VIDEO)

Sadik.Autor

BRAKTIS STËRVITJET ME JUVENTUS/ Ronaldo i qëndron te koka, spitali “kyç gojën” për nënën e tij (SITUATA)

Delo.autor

“EKONOMISTI” ZIDANE/ Trajneri i Realit fiton 8 tituj me 70 milionë euro shpenzime

Delo.autor

Leave a Comment