Futboll Gossip Sport

PËRBALLJA ME ANGLINË/ Rita Ora me urim të veçantë për “Dardanët”, në prag të sfidës (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, nuk e harron asnjëherë prejardhjen e saj teksa gjithmonë kur i jepet mundësia ajo flet mirë për vendin e saj.

Nuk mund të mungonte as sot, kur kombëtarja e Kosovës do të ketë një ndeshje shumë të vështirë dhe të rëndësishme kundër Anglisë. Nëpërmjet një “story”, në rrjetin social “Instagram”, Rita Ora ka postuar një foto ku shihen ushtarët e Britanisë së Madhe, teksa janë duke luajtur futboll me fëmijë kosovarë.

Foton e postuar, këngëtarja e shoqëron me një mbishkrim, ku uron Kosovën për ndeshjen e ditës së sotme, ku shkruan: “ Paçi fat!!!”rita ora

Ndeshja e sotme është me shumë interes nga të gjithë, pasi në rast se Kosova do të dilte me pikë nga sfidë, do të vazhdonte ecurinë pa humbje dhe do të hidhte një hap të rëndësishëm për kualifikimin në Euro2020.

Related posts

PAS FITORES NDAJ SWANSEAS/ Guardiola: Ndonjëherë të ecën fati me këto përmbysje…

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Ndryshon axhenda, ja kur do të luhet finalja Skënderbeu-Vllaznia…

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ish-mesfushori i Chelsea-t: Eden Hazard është më i mirë se Ronaldo

Delo.autor

Leave a Comment