Ligue 1

LIGUE 1/ Nice: Nuk mund ta përballojmë Balotellin

Mario Balotelli mbase do të largohet nga skuadra franceze Nice, nëse kjo e fundit dështon të kualifikohet në garat evropiane sezonin e ardhshëm, ka thënë presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere.

Sulmuesi italian e nënshkroi një kontratë njëvjeçare verën e kaluar, pasi kontrata e kaluar i kishte skaduar, transmeto Express.

“Pa Evropë, do ta kemi vështirë ta mbajmë Balotellin”, ka thënë Rivere për RMC Sport.

“Ai është i jashtëzakonshëm në fushë; është duke e ndryshuar stilin e lojës dhe po përmirësohet. Nuk e di nëse do të jetë me ne edhe sezonin tjetër, sepse varet nga rezultatet. Mario kërkon pagë të një niveli të caktuar dhe këtë nuk e përballojmë dot pa garat evropiane, edhe nëse bëjmë gjithçka për ta mbajtur”, ka shtuar ai.

Related posts

PSG FUTET NË “GARË”/ Gati “HAKMARRJA” multimilionere ndaj “Katalanasve” për dy yjet e Ajaxit

Delo.autor

Alarm te PSG, Emery përballet me Pastore dhe Cavani

Q.Autor

E ARDHMJA E TEKNIKUT LARG PSG-SË/ Ja telefonata që pret Pochettino për t’u larguar nga Parisi…

Delo.autor

Leave a Comment