Futboll Sport

BARCA I THOTË “JO” NEYMARIT/ 300 milionë euro për të transferuar “yllin” e madh

Ylli francez, Kylian Mbappe thuhet se është bërë objektivi kryesor merkatos së verës për klubin e Barcelonës.

Kampionët spanjollë janë përpjekur të transferojnë yllin e Brazilit, Neymar, pasi ai shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga Paris Saint-Germain.

Por, asnjë veprim nuk u materializua përpara se të mbyllet dritarja e transferimeve dhe Neymar mbeti në Ligue 1.

Barcelona mund të përfundojë ndjekjen e tyre për Neymarin dhe të kthejë vëmendjen te shoku i tij i skuadrës, Mbappe.

Sipas gazetës katalanasve “Mundo Deportivo”, shumë në klub e shohin Mbappen si një mundësi më të mirë me më shumë potencial sesa Neymar, megjithëse pritet të jetë më i kushtueshëm.

Për talentin e madhe francez në garë është edhe Real Madridi dhe transferimi i tij drejt “Camp Nou” mund të kushtoj deri në 300 milionë euro.

Related posts

SERIE “A”/ Lazio-Roma, një sfidë që vlen sa Champions

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Debutim ëndrrash, mesfushori Soler ndëshkon Suedinë dhe hyn në histori (VIDEO)

Delo.autor

BËN XHIRON E BOTËS/ Alvaro Vazkez shënoi një gol spektakolar “alla Ibrahimovic” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment