Futboll Seria A Sport

SHPENZOI SHUMË NË MERKATON E FUNDIT/ Juventus i mbytur në borxhe, shpëtimi i vetëm mbetet fitimi…

Juventusi është një nga skuadrat që ka shpenzuar më shumë në merkatot e fundit, teksa ka arritur të afrojë në skuadër lojtarë të mëdhenj si Kristiano Ronaldo apo Matajs De Ligt.

Mirëpo gjërat nuk po shkojnë në rrugën e duhur për kampionët e Italisë, teksa edhe pse kanë shpenzuar shumë nuk kanë mundur të fitojnë Ligën e Kampionëve. Sipas asaj që shkruan “Ilsole24ore”, klubi bardhezi është i mbytur në borxhe.

Për të bërë transferime të mëdha skuadra italiane ka marrë borxhe, pasi janë të bindur se do t’i shlyejnë ato me fitimin e disa trofeve siç është Liga e Kampionëve, por deri tani nuk ia kanë dalë.

Kompania “Exor” e cila zotëron 63.77% të imazhit të Juventusit nëpërmjet familjes Anjeli, ka postuar të dhënat të cilat tregojnë se bardhezinjtë janë zhytur në borxhe të mëdha në tre vitet e fundit, për shkak të shpenzimeve të mëdha që kanë bërë.

“Zonja e Vjetër” ka 464 milionë euro borxhe këtë vit dhe drejtuesit i kanë varur shpresat vetëm në fitimin e të gjithë trofeve për këtë sezon, në veçanti të Ligës së Kampionëve e cila do të sillte fitime të mëdha, plus rritje të imazhit të skuadrës në botë, e cila gjithashtu do të sillte fitime të tjera.

Në rast se situata nuk përmirësohet atëherë te Juventusi janë të detyruar të shesin disa nga lojtarët më të mirë të skuadrës, pasi rrezikojnë të marrin dënim nga UEFA.

Related posts

ROBEN NDIQET NGA FATI I KEQ/ Ja çfarë i ndodh në ndeshjen e parë pas rikthimit në futboll

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Kluivert e bën Romën të ëndërrojë, ai vetë dëshiron një…

Isa.Autor

REALIZON 2 GOLA NË 6 MINUTA/ Në Premier League realizohet një dopietë historik (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment