Futboll Sport

Lahm: Ja ku gaboi Gjermania, trajneri Low duhet të ndryshojë stilin e drejtimit

Ish-lojtari i kombëtares së Gjermanisë, Philipp Lahm, tha se trajneri Joachim Low duhet të ndryshojë stilin e tij udhëheqës për të shmangur zhgënjimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Kampionët e Kupës së Botës 2014 u tronditën nga turneu i njëjtë i vitit 2018 në fazën e grupit, duke humbur 2-0 ndaj Koresë së Jugut në ndeshjen e Grupit F.

Pikëpyetjet rrethuan të ardhmen e Low, pas eliminimit, por Federata Gjermane e Futbollit njoftoi më vonë se do të mbetej në krye të ekipit kombëtar. Gjermania e drejtuar nga Low pati sukses në “Brazil 2014”, kur Lahm ishte kapiten, por 34-vjeçari beson se një stil lidershipi që ka funksionuar në të kaluarën, tani duhet të rregullohet.

“Unë jam i bindur se Jogi Low duhet ta ndryshojë stilin e tij të udhëheqjes kolegjiale të viteve të fundit, nëse ai dëshiron të ketë sukses përsëri me gjeneratën e re të ndërkombëtarëve, – shkroi Lahm në “LinkedIn”. – Kjo nuk është një shenjë dobësie, por e zhvillimit të mëtejshëm. Ai duhet t’u tregojë individëve se ata janë përgjegjës për të gjithë ekipin”.

Në Rusi, Low mbështeti shumë të njëjtin stil dhe lojtarë të njëjtë, që sollën aq shumë sukses në vitin 2014. Lahm thotë se këto vendime u vërtetuan si të gabuara. “Ekipi u mbështet në faktin se kultura e suksesshme udhëheqëse e së kaluarës është e mjaftueshme që të jetë e suksesshme edhe një herë, – shtoi Lahm. – Realiteti tregoi se duhet të krijohet një kulturë me vendime më të forta dhe më të qarta se sa kombëtarja ishte mësuar më parë”.

Një sesion fotosh para turneut të Mesut Ozili dhe Ilkay Gundogan me presidentin e diskutueshëm turk, Rexhep Tajip Erdogan, shkaktuan një trazim brenda dhe jashtë ekipit të Gjermanisë. Lahm tha se kjo situatë nuk ishte trajtuar siç duhet:

“Adresimi i qartë ishte i nevojshëm, për shembull, në kohën e ngjarjes që rrethonte Mesut Ozil dhe İlkay Gundogan, duke ndarë një fotografi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Ozil (fillimisht edhe Gundogan) nuk ndjeu asnjë nevojë për të folur dhe për të shpjeguar veten në publik. Kjo domosdoshmëri duhet të ishte komunikuar shpejt dhe qartë për të përmirësuar harmoninë e portretizuar nga jashtë dhe brenda”.

Related posts

“THUMBON” KOMBËTAREN GREKE/ Ja se si tërheq vëmendjen Cana në instagram… (FOTO)

Isa.Autor

PREKËSE/ As BOMBAT ATOMIKE nuk e shuan, klubi japonez “godet” me FJALË ZEMRE

Isa.Autor

E bujshme! Partizani e “SHPËRFILLI”, tani e do River Plate për 350 mijë Euro

Sadik.Autor

Leave a Comment