Seria A

SERIA A/ Flet Donnarumma, pas fyerjeve që ia bënë tifozët e Milanit

Gianluigi Donnarumma e ka thyer heshtjen pasi u ofendua nga tifozët e Milanit në ndeshje ndaj Hellas Veronas.

Talenti italian ka thënë se nuk i kishte pritur ato fyerje nga tifozët, transmeton Express.

Portieri 18-vjeçar shpërtheu në lot pas thirrjeve dhe një baneri kundër tij në ndeshjen e mbrëmshme në kuadër të Kupës së Italisë mes Milanit dhe Hellas Veronas në “San Siro”.

“Ishte një natë e shëmtuar që nuk e prisja”, ka shkruar Donnarumma në Instagrm.

“Kurrë nuk kam thënë, as shkruar, se po përjetoja dhunë morale kur e nënshkrova kontratën. Përkundër gjithë kësaj, shikoj me mendje para tek ndeshja e radhës… Forza Milan!”, ka shkruar ai.

Related posts

“NE KEMI SYNIMIN…”/ Nga zemërimi i CR7 te “tërmeti” ndaj presidentit. Pirlo bën “zjarrfikësin” tek Juventus

Delo.autor

PROJEKTI I RI PËR NDËRTIMIN E STADIUMIT/ Tifozi i thekur i Interit kënon: Dritat në “San Siro” nuk do ndizen më…

Delo.autor

NUK U AKTIVIZUA NDAJ NAPOLIT/ Zbulohet arsyeja e mungesës së Theo Hernandez tek Milan…

Delo.autor

Leave a Comment