Futboll Sport

NUK NDALEN KATALANASIT/ Edhe pa Messin, Barcelona shpartallon Valencian

Barcelona ka marrë një fitore të madhe, mbrëmjen e sotme ndaj Valencias në “Kamp Nou”.

Skuadra e drejtuar nga Valaverde ka mundur 5-2 kundërshtarin dhe ka treguar se është rikthyer në formë.

Ishte Fati ai që hapi serinë e golave në minutën e tretë, pas një asisti të De Jong.

Holandezi, katër minuta më vonë, e mori vetë situatën në dorë dhe shënoi të dytin.

Gameiro në të 29-tën, ngushtoi diferencën për Valencian, që u duk se do të rivalizonte deri në fund.

Në pjesën e dytë dhe më saktë në minutën e 52-të, Pike shënoi të tretin.

Më vonë nisi “show” i Suarezit, i cili vetëm një minutë pasi u fut në lojë shënoi të katërtin.

Në minutën e 82-të sërish Suarez vulos manitën për Barçën.

Gomez nuk kishte thënë fjalën e fundit dhe shënoi të dytin për Valencia në shtesë.

Tashmë katalanasit shkojnë në vendin e katërt, në kuotën e 7 pikëve, dy më pak se Atletico dhe një më pak se Reali.

Related posts

“TESTOHEM ÇDO 4 DITË”/ Presidenti i Lazios: Nëse dikush rezulton pozitiv me Covid-19 duhet të…

Delo.autor

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ “Blutë e Londrës” tentojnë të “rrëmbejnë” yllin e Dortmundit…

Delo.autor

DINAMO-TIRANA/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja skaudrat në “Air Albania” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment