Champions League Futboll

CHAMPIONS LEAGUE/ Barella shpëton Interin nga turpi, Lyon vendos rekord

Një “shqiptar” ka befasuar Inter-in e Antonio Conte-s dhe ka bërë të heshtë San Siro-n.

Zikaltrit e kanë nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri të Champions League pasi kanë barazuar 1-1 në shtëpi me Slavia Prague, ndeshje e vlefshme për Grupin F. Kanë qenë miqtë që kanë shënuar të parët me ish-sulmuesin e Bylisit dhe Skënderbeut, Peter Olayinka, në minutën e 64-t.

23-vjeçari është bërë nigeriani i parë që shënon në debutimin e tij në Champions League pas Yakubu, i cili realizoi një tregolësh me Maccabi-n kundër Olympiakos në shtatorin e 2002-shit.

Kur mendohej se çekët do të largoheshin me tri pikët nga Milano, Barella ka gjetur golin e barazimit në minutën e 92-të. Një rezultat zhgënjyes për Inter-in, që ka në grup edhe Barcelona-n dhe Borussia Dortmund-in.

Mbrëmjen e sotme është luajtur edhe Lyon-Zenit, ndeshje e vlefshme për Grupin G. Takimi i luajtur në Parc Olympique Lyonnais është mbyllur në barazim 1-1. Miqtë kanë kaluar në avantazh me Azmoun në minutën e 41-të, ndërsa vendasit kanë barazuar me një penallti të Depay-t në të 50-ën.

Ky ka qenë barazimi i gjashtë i francezëve në gjashtë ndeshjet e fundit të Champions League të luajtura në shtëpi; një rekord në këtë kompeticion.

Related posts

Diego Godin injoron Juventusin, 32-vjeçari rinovon kontratën me Atleticon

Isa.Autor

“TË DUA TITO, SHPIRTI YT DO TË…”/ Mesazh prekës i motrës së Emiliano Sala pas gjetjes së trupit (FOTO)

Delo.autor

Nuk përmbush detyrimet ndaj UEFA-s, Milan “jashtë” Europa League

Sadik.Autor

Leave a Comment