Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Chelsea mposhtet në “Stamford Bridge” nga Valencia

Chelsea është mposhtur 1-0 nga Valencia në Stamford Bridge. Një start i keq i The Blues, që kanë shpërdoruar shumë. Dukej qartë se skuadra e Lampard ka mungesë eksperience teksa Valencia është treguar më e saktë përpara portës.

Chelsea e nisi më mirë pjesën e parë dhe kishte dy mundësi të mira me Willian, por braziliani nuk është treguar i saktë. Pas pushimit ishte Valencia që kaloi në avantazh me Rodrigon në minutën e 74’ të takimit. Ishte një skemë e bukur nga spanjollët nga goditja e dënimit dhe sulmuesi ka finalizuar me shumë klas. Chelsea kishte mundësinë më të mirë për të barazuar në minutën e 88’, por Barkley ka goditur traversën nga pika e bardhë e penalltisë.

Në ndeshjet e tjera, Benfica është mposhtur 201 nga Leipzig në Portugali. Ajax ka fituar bindshëm ndaj Lille me rezultatin e pastër 3-0. Një yll i ri po lind në Salzburg, skuadra austriake ka fituar 6-2 me Genk dhe lojtari i ndeshjes ka qenë Haland, i cili ka shënuar një tripletë në debutimin e tij. 19-vjeçari është lojtari i tretë më i ri që shënon një tripletë në Champions League, pas Raul dhe Wayne Rooney.

Related posts

ZYRTARE/ Dikur shkëlqeu tek Roma, mesfushori Strootman kthehet në Serie A tek klubi…

Delo.autor

Mourinho siguron blerjen e parë, 90 milionë euro për yllin e Serisë A

Sadik.Autor

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Vdes ish-trajneri i klubit të Kamzës, pas një…

Delo.autor

Leave a Comment