Basketball Sport Të tjera

ZYRTARE/ Legjenda e Lakers dhe NBA-së firmos me Barcelonën pas 2 vitesh pushim

Basketbollisti spanjoll Pau Gasol, 2 herë kampion në NBA me Lakers (2009 e 2010) dhe kampion i botës në vitin 2006, pas dy vitesh pushim është rikthyer në parket. Tashmë 40 vjeç, shtatlarti spanjoll ka firmosur me ekipin e Barcelonës.

Objektivi i Gasol është të bindë trajnerin e kombëtares iberike Sergio Scariolo se është ende në gjendje të bëjë diferencën në fushë dhe të luajë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” (ka 2 medalje argjendi e 1 bronzi në Olimpiada).

Gasol, 41 vjeç më 6 korrik, nuk luan që prej 10 marsit 2019, në ndeshjen e fundit që ekipi i tij i fundit, Milwaukee Bucks luajti ndaj San Antonio Spurs në NBA. Më 10 maj të atij viti ai u operua në këmbën e majtë.

Më 25 korrik Pau Gasol firmosi me Portland, por skuadra nuk e përfshiu në listën përfundimtare. Nga ajo kohë ka qëndruar te kjo skuadër, duke u stërvitur në pritje të një vendimi për të ardhmen.

Nga kjo kontratë e re Gasol do të përfitojë 68 mijë euro në vit. Pra, do të luajë thuajse gratis. Ai do të luajë me Barcelonën edhe në Euroleague, një përforcim me vlera për katalanasit, që kryesojnë turneun europian.

Related posts

PËSOJNË 10 GOLA PËR 4 DITË/ Klubi i Werder Bremen reagon për poshtërimin e skuadrës së vet (FOTO)

Delo.autor

NJË DUEL NË DISTANCË/ Ja golat më të bukur të “Pleshtit” dhe CR7 në çerekfinalet e Championsit (VIDEO

Delo.autor

JOACHIM LOW NË PRESION/ Trajneri i Gjermanisë mund të rikthejë tk “Pancerat” yllin e Bayern Munich…

Delo.autor

Leave a Comment