Futboll Sport

FËMIJË I VARFËR/ Sot Ronaldo në kërkim të gruas që dikur e ushqente falas

Cristiano Ronaldo është në kërkim të një gruaje me emrin Edna që dikur punonte në McDonald’s dhe kur ishte fëmijë vazhdimisht e kishte ushqyer me hamburger.

Lojtari 34-vjeçar iu bashkua Piers Morganit në një intervistë natën e kaluar për të treguar pak nga e kaluara e tij që ishte aspak e lehtë, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Pesë herë fituesi i Topit të artë ka zbuluar se kur ishte fëmijë ishte shumë i uritur dhe që e kishte lutur një grua me emrin Edna që t’i ofronte një hamburger nga McDonald’s.

“Në fëmijëri ishim të uritur. Dikur kishim një McDonald ngjitur me stadiumin, trokitëm në derë dhe e pyetëm nëse kishin ndonjë hamburger falas”, tha fillimisht Ronaldo.

“Gjithmonë ishte Edna dhe dy vajza të tjera që na jepnin ushqim. Jam duke i kërkuar por asnjëherë nuk i gjeta”, vijoi rrëfimin ai.

Ronaldo ka zbuluar se restoranti ditët e sotme është i mbyllur dhe nuk po gjen gruan që dikur e ka ndihmuar.

Fituesi i 5-fishtë i “Topit të Artë” e mbyll rrëfimin e tij duke thënë: “Kam pyetur shumë njerëz në Portugali por restoranti në ditët e sotme është i mbyllur. Kjo intervistë mund të më ndihmojë për gjetjen e atyre njerëzve që më kanë ndihmuar, do të isha shumë i lumtur t’i takoja”.

Related posts

Ander Herrera do LARGIMIN në janar nga Man United, gati TRANSFERIMI tek klubi i…

Isa.Autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Talenti i Kastrioti drejt firmës me nënkampionët e Sllovenisë…

Delo.autor

GJESTI I SHËMTUAR NË VLLAZINA-LAÇI/ Mbrojtësi Obanor: Më falni, por më ofendoi familjen gjithë ndeshjen… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment