Futboll La Liga Sport

“NE I BËMË OFETË”/ Drejtori i Barcelonës zbulon: De Ligt iu bashkua Juventus për të fituar…

Drejtori ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau, ka pohuar se paratë janë arsyeja e vetme pse Matthijs de Ligt iu bashkua Juventusit duke refuzuar në këtë mënyrë katalanasit.

Për një kohë të gjatë, Barça ishte favorite për ta blerë qendërmbrojtësin holandez, por dështoi të arrijë marrëveshje personale me të dhe ish-mbrojtësi i Ajaxit iu bashkua “Zonjës së Vjetër”.

“Ne i bëmë ofertë, por ai preferoi të shkojë tek Juventusi, ku ligji italian i taksave ia mundëson atij të fitojë pagë më të lartë neto”, tha Grau.

De Ligt me Juventusin përfiton 8 milionë euro në sezon, plus 4 milionë të tjera në formë bonuse.

Related posts

SKANDALI TEK ATALANTA-REAL MADRID/ Edhe ylli i “Los Blancos” ka dyshime: Nuk e di nëse…

Delo.autor

Drejtori Sportiv i Romë, Monchi: Nëse Dzeko largohet, atëherë do të blejmë një lojtar tjetër

Q.Autor

FITORE E MERITUAR/ Aston Villa i jep një leksion futbolli Arsenali-t në “Emirates”

Delo.autor

Leave a Comment