Futboll La Liga Sport

ËSHTË “XHEVAHIRI” I BARCELONËS/ Ansu Fati zgjedh kombëtaren që do të përfaqësojë

Ansu Fati i ka surprizuar të gjithë me paraqitjet e tij në këtë fillim të sezonit, teksa në 4 ndeshje të zhvilluara me Barcelonën ka arritur të shënojë 2 gola.

16-vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe aftësitë e tij futbollistike ka filluar t’i tregojë që në një moshë të vogël. Për shkak të performancave shumë të mira të treguara nga lojtari, në drejtim të tij tani po të vijnë edhe interesimet nga kombëtaret.

Vendlindja e lojtarit është Guinea, por sulmuesi nuk pritet të luajë për vendin e tij të lindjes. Sipas mediave spanjolle, Fati ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren e Spanjës, pasi mendon se aty do të ketë më shumë mundësi për të treguar vlerat e tij.

Madje edhe drejtuesit e Federatës Spanjolle të Futbollit, po punojnë për ta pajisur lojtarin me një pasaportë të vendit të tyre, për ta marrë më pas në kombëtaret e moshave.

Related posts

VIDEO/ Reali thellon rezultatin ndaj La Corunas, Bale i ‘magjishëm’

Q.Autor

Lionel Messi i vendosur/ Nuk e do këtë yll në Barcelonë!

Sadik.Autor

“ÇMENDURIA” VJEN NGA KATARI/ Ndërhyrje karateje, ndëshkohet me kartonin të kuq në më pak se 40 sekonda (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment