Europa League Futboll Sport

PAS TRIUMFIT NDAJ FRANKFURT/ Talenti i “Topçinjëve” magjeps Emery: I fortë dhe në rritje…

Unai Emery i gëzohet të rinjve të Arsenal-it dhe, mbi të gjithë, Bukayo Saka-së. 18-vjeçari ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë mundësinë që i dha trajneri spanjoll në Europa League. Ka luajtur një ndeshje të mirë, të kurorëzuar me një gol të mrekullueshëm.

Gjithsesi, nuk ishte e lehtë për anglezët të fitonin në shtëpinë e një skuadre eksperte si Eintracht Frankfurt, që sezonin e kaluar arriti deri në gjysmëfinalet e Europa League. Fitorja 3-0 e lejon Emery të shikojë me shumë optimizëm drejt së ardhmes dhe të shijojë xhevahirin e tij.

“Kemi përfshirë shumë lojtarë U 23 dhe besoj se gjërat kanë shkuar mirë. Saka ka luajtur shumë mirë, ka fituar besim dhe më pas e ka mbyllur në rritje”.

“Jemi shumë të kënaqur nga ndeshja e sotme, që i ka lejuar lojtarët tanë të fitojnë eksperiencë. Besoj se është e drejtë t’u japim atyre mundësi të tilla dhe t’i ndihmojmë, edhe pse janë pasuria dhe e ardhmja jonë”, ka thënë Emery.

Related posts

E PAZAKONTË/ REALI, BAYERN, MAN UNITED dhe jo vetëm, ja “gjigantët” që po vuajnë…

Isa.Autor

MAN CITY KALON NË EPËRSI/ Shënon një super gol Aguero (VIDEO)

Delo.autor

ASLLANI HAS VËSHTIRËSI TE TORINO/ Cairo e përkrah: Ai është djalë për së mbari

F.autor

Leave a Comment