Futboll Sport

“PLESHTI” SI RONALDO/ Prezanton firmën e tij të veshjeve, “Messi”

Lionel Messi ka hedhur në treg firmën e tij më të re të veshjeve të quajtur thjesht “Messi”.

Sulmuesi argjentinas ishte i pranishëm në mbrëmjen e zhvilluar për promovimin e kësaj marke të re të financuar nga ai, të krijuar dhe ideuar nga e gjithë familja e tij.

Motra e tij, Maria Sol, ka punuar bashkë me futbollistin në këtë projekt, ndërsa vëllai i tij, Rodrigo, ishte i pranishëm në eventin e zhvilluar për këtë markë të re veshjesh.

Dyqani i parë është hapur në Barcelonë dhe është vetëm për meshkuj, ku të pranishëm ishin shumë tifozë katalanas, që morën nga një veshje me firmën e yllit argjentinas.

Related posts

ZYRTARE/ Tjetër largim nga Bayerni, “ylli” mbërrin te klubi i ri për testet mjekësore

F.autor

SYNON EUROPA LEAGUE/ Ancelotti: Së shpejti do të fitojmë diçka, qëllimi ynë është…

Isa.Autor

“TOKA E ËNDRRAVE”/ Sa shumë futbollistë shqiptarë tani në Serinë A

Delo.autor

Leave a Comment