Futboll Sport

LEGJENDA U KTHYE NË SHTËPI/ Buffon e nis aty ku e mbylli, titullar ndaj Veronës

Më 19 maj 2018 tifozët e Juventusit ishin shumë të emocionuar pasi po luhej ndeshja e fundit e legjendës së tyre Gianluigi Buffon.

Kapiteni bardhezi mendoi se nuk do ta vishte më kurrë atë fanellë, por pas një viti te PSG, ai u kthye në shtëpi. Juventus-Verona ishte ndeshja e fundit e Buffon, por në të njëjtin stadium, ndaj të njëjtit kundërshtar, 41-vjeçari do t’ia rinisë si bardhezi. Pra, në përballjen e kësaj pasditeje, Gigi do të “debutojë” me Juventusin.

Në profilin e tij në Instagram Buffon u shpreh shumë i emocionuar për këtë rikthim.

“Të shtunën luhet një lojë, që për mua nuk mund të jetë kurrë normale”, – ka shkruar portieri duke ilustruar gjendjen e tij shpirtërore, me një imazh të asaj “lamtumire” në Juventus-Verona.

Image

Nuk do të jetë normale as për herë të dytë, pasi do t’i jepet mundësia që të arrijë Paolo Maldini në krye të listës së lojtarëve italianë me më shumë ndeshje për klubet. Buffon do të barazoi Maldinin me 902 prezenca në Serie-A me Parmën dhe Juventus.

 

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Dinamo. Rezultati 1-0

Delo.autor

Mehdi Benatia: Ziyech futbollist ideal, shpresoj të bashkohet Romës

Isa.Autor

“SHPRESOJ TA KTHEJ ME REZULTATE”/ Trajneri Edy Reja: Hysaj është i zoti, të jep…

Delo.autor

Leave a Comment