Futboll Premier League Sport

MADDISON HEROI I NDESHJES/ Leicester përmbys ndaj Tottenham dhe mban vendin e dytë në Premier (VIDEO)

Ka përfunduar ndeshja mes Leicester dhe Tottenham e vlefshme për javë e 6-shtë të Premier League.

Leicester arriti që të fitojë me përmbysje (2-1) këtë takim, duke siguruar 3 pikë të rëndësishme.

Rezultati i këtij takimi u zhbllokua në minutën e 29’, me golin e realizuar nga, Harry Kane.

Leicester arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 69’, me anë të Ricardo Pereira.

Goli i përmbysjes që pati vlerën e tri pikëve për Leicester erdhi nga lojtari premtues, James Maddison, i cili realizoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës.

Në këtë ndeshje u anulluan dhe dy gola nga sistemi VAR.

Me këtë fitore, Leicester mban përkohësisht vendin e dytë në Premierligë, me 11 pikë të grumbulluara.

Tottenham nga ana tjetër zbret në vendin 5, me vetëm 8 pikë në gjashtë ndeshje.

Related posts

JURGEN KLOPP ËSHTË TRAJNER I MOMENTIT/ Ancelotti i bën komplimente rivalit: Ka ndërtuar një makinë perfekte

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/Partizani-Maribor: Mbyllet pjesa e parë, gjithçka e barabartë 

Isa.Autor

ANDORRA-SHQIPËRI/ Sulmi i besohet Cikalleshit e Manajt, ja formacioni i mundshëm i Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment